Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të të shtënave me armë zjarri dhe përleshjes mes disa personave që ka ndodhur mbrëmë në restorantin “Astoria” në Gjilan.
Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është 41-vjeçari, Selver Lecaj.
Lecaj dyshohet se ka shkrepur në ajër me armë zjarri të tipit pistoletë të cilit më pas i është sekuestruar arma dhe disa fishekë.
I arrestuari është është ndaluar për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.