image Zbulohet përmbaruesi privat që kërcënoi drejtoreshën në Mitrovicë: Ki me ma pa sherrin ti e kryetari

Siguri

Zbulohet përmbaruesi privat që kërcënoi drejtoreshën në Mitrovicë: Ki me ma pa sherrin ti e kryetari

news image

Drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës, Igballe Islami është përballur dje me një qytetar i cili e ka kërcënuar përmes telefonit lidhur me procedurat e përmbarimit në sektorin e tatimit në pronë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari që e kërcënoi drejtoreshën me fjalët “nuk ke me gëzu atë vend të punës që e ki, ki me ma pa sherrin mua ti dhe kryetari, ka me kall komunën” është Ilmi Miftaraj.  

Ilmi Miftaraj

62-vjeçari dyshohet se i ka thënë Islamit po ashtu se do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj dhe do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore për shkak të procedurave për këtë proces.

Sipas burimeve të Sinjalit, Miftaraj nuk është gjetur ende nga Njësia e Hetimeve, ndërkohë që rasti është iniciuar si “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/