Ditëve në vijim duke filluar nga nesër do të ketë reshje të dobëta bore. Në fundjavë acari siberik do të përfshijë edhe vendin tonë e kohëpaskohe me rrebeshe bore, njofton Prishtina Weather, shkruan Gazeta Sinjali.
Kalimi i një fronti të ftohtë mbi rajon ditën e enjte sjell vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta lokale bore.
Në ditët e fundjavës masa më të ftohta ajrore polare nga verilindja e kontinentit fillojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, e që do të zbresin ndjeshëm temperaturat, e priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore dhe erëra më të ftohta veriore.
Nga fillimi i javës rrymime më të ngrohta ajrore nga Mesdheu fillojnë të rrisin temperaturat përreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.
Sipas parashikimeve në ditët e ardhshme pritet të ketë qarkullim të mirë ajror, e ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë. Në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet rreth vlerave mesatare dhe të mjaftueshme, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave do të rritet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
14.01 – Mot i ftohtë. Herët në mëngjes me kthjellime. Ditën vranësirat do të shtohen e priten edhe reshje të dobëta lokale bore. Në mbrëmje sërish me kthjellime.
15.01 – Ftohtë, me vranësira të ndryshueshme. Ditën edhe intervale me diell.
16.01 – Mot shumë i ftohtë, me erë, vranësira dhe intervale me diell. Mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.
17.01 – Mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Herë herë me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
18.01 – Shumë ftohtë, pjesërisht vranët me më shumë intervale me diell gjatë ditës.
Temperaturat e ajrit në rënie graduale, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimale nga 0C në -4C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-11m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale.