Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot autobusët janë në qarkullim gjatë kohës 06:00-16:30, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, është bërë me dije se të gjithave linjave të NPK “Trafiku Urban” i është reduktuar qarkullimi i autobusëve dhe se operohet sipas orarit të fundjavës.
“Nga sot, e shtunë dt. 28.03.2020, autobusët e Trafikut Urban janë në qarkullim gjatë kohës: 06:00 – 16:30. Në të gjitha linjat e NPK “Trafiku Urban” është i reduktuar qarkullimi i autobusëve, operohet sipas orarit të fundjavës”, thuhet në njoftim.