Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thyer rekordet me numrin e madh të votave që ka marrë në zgjedhjet parlamentare. Deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci ka thënë se Kurti ka marrë 185 mijë vota.
“185k Thyejmë rekorde. Sepse, me ♥” ka shkruar Nagavci, në një postim në llogarinë e saj në Facebook.
Në zgjedhjet e 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje me një epërësi të vogël ndaj LDK-së e cila doli e dyta në këto zgjedhje.
PDK u radhit e treta me Kadri Veselin. Ramush Haradinaj, pësoi humbje, duke u renditur i katërti, ndërkohë koalicioni Nisma – AKR – PD nuk duhet nëse do ta kalojë pragun zgjedhor për t’u bërë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/