Që nga 3 marsi kur janë shfaqur rastet e para me COVID-19 në Kosovë, të paprekur nuk kanë mbetur as të burgosurit, raporton Gazeta Sinjali.
Aktualisht të infektuar aktiv me COVID-19 janë 8 të burgosur, ka thënë për Gazetën Sinjali, Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
“Aktualisht në institucionet korrektuese, 8 të burgosur janë të prekur me COVID-19. Të njëjtit janë duke u trajtuar brenda karantinave të qendrave korrektuese dhe aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe është duke shkuar drejt normalizimit“, ka thënë Gashi.
Sipas SHKK-së gjendja në shërbimet korrektuese është stabile dhe nuk ka mungesë të mjeteve që parandalojnë infektimin me COVID-19.