Momentalisht, në Kosovë janë edhe 331 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1 milion e 331 mijë e 546 testime, prej të cilave 161 mijë e 176 kanë rezultuar pozitive.
Nga kjo shifër, 157 mijë e 859 janë shëruar, ndërkaq, 2 mijë e 986 ndërruan jetë./GazetaSinjali/