image Tragjike/ 78 të vdekur për 8 muaj në aksidente trafiku në Kosovë

Siguri

Tragjike/ 78 të vdekur për 8 muaj në aksidente trafiku në Kosovë

news image

Nga 1 janari e deri më 31 gusht, në Kosovë kanë ndodhur 68 aksidente rrugore që kanë përfunduar me fatalitet.

Nga këto 68 aksidente kanë vdekur 78 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

“Gjatë periudhës 1 janar 31 gusht, janë evidentuar 68 aksidente fatale në të cilat kanë humbur jetën 78 persona”, kanë thënë nga PK për Sinjalin.

Vetëm në muajin gusht, si pasojë e aksidenteve në trafik, kanë vdekur 13 persona.

” Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit gusht 2021, është një situatë e ndjeshme me një numër prej 13 personave ( 8 pasagjer, 4 shofer dhe 1 këmbësor), që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, ka njoftuar policia.

Dje në Prishtinë, një kamionetë e ka goditur një vajzë 1 vjeç, e cila pas plagëve të marra ka vdekur.

Këtë rast e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

 “Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Ndërsa në maj, dy fëmijë u goditën nga një veturë në Caralevë, shkruan Sinjali. Visar Morina u dënua me tri vjet burgim pasi ka pranuar se nga pakujdesia i ka goditur ata.

E në Koshare të Ferizajt në qershor, humbën jetën katër persona dhe një tjetër u lëndua. Mirëpo pas një jave në spital edhe personi i pestë ndërroi jetë.

/GazetaSinjali/