Tashmë është bërë zyrtare që trajneri kosovar i xhudos Driton Kuka ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2021 në këtë sport.
Kuka fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020, me ndihmën e dy xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Trajneri kosovar në garën për çmimin në fjalë kishte kundërshtarë si trajneren Yvonne Bonisch të Austrisë, Kosei Inoue të Japonisë, Christophe Gagliano nga Franca dhe trajnerin e Suedisë Robert Eriksson.
“Faleminderit shumë, nuk kam internet shumë të mirë por jam shumë i lumtur. Siç e thash në fillim është një nder i madh që të jesh në Top 5 e trajnerëve, kjo është e rëndësishme.
Dhe mes nesh, të gjithë që nuk e fituan nuk është problem, por jam shumë i lumtur sepse ky është një çmim për Kosovën, ky çmim është për shtetin tonë të vogël, dhe njerëzit tanë të mirë, sepse ata ishin të gatshëm për të votuar për ne”, tha Kuka pasi kuptoi që kishte fituar çmimin e trajnerit më të mirë në botë për vitin 2021. /Gazeta Sinjali Sporti/