Kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se regjistrimi i 61 rasteve me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Gjilan, është një alarm për kujdes të shtuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një komunikatë të kësaj komune, thuhet se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 34 pacientë të cilit ishin të prekur me koronavirus.
“61 rastet e reja të infeksionit me COVID-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, citohet të ketë thënë Haziri.
Momentalisht, numri rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 358./Gazeta Sinjali/