Ky është Arian Krasniqi djali i vëllait të Jakup Krasniqit, i cili dyshohet se ka sulmuar sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci.
Gazeta Sinjali e cila raportoi më herët ekskluzivisht për këtë ngjarje, ka mësuar se rrahja ka ndodhur brenda objektit të ministrisë. Sipas burimeve, Krasniqi e ka sulmuar Rrecin në zyrën e tij.
Zyrtarisht ende nuk dihen motivet e kësaj përleshjeje. Ndërsa Gazeta Sinjali merr vesh se burim i mosmarrëveshjes kanë qenë mëditjet.
Arian Krasniqi kishte kërkuar nëshkrimin e fletëpagesave për udhëtim jashtë vendit gjë të cilën nukia kishte mundësuar sekretari i ministrisë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se rreth orës 14:00 kanë pranur informata për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndim trupore.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin” ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/