image Ky është mëngjesi më i mirë nëse dëshironi të humbni peshë

Dieta/ Ky është mëngjesi më i mirë nëse dëshironi të humbni peshë

news image

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Tel Aviv, për të humbur peshë ju duhet të konsumoni një mëngjes sa më të bollshëm.

Në këtë studim u përfshinë 93 femra, të cilat u ndanë në dy grupe. Secili grup konsumoi 1400 kalori në ditë për 12 javë, transmeton Sinjali.

Grupi i parë konsumuan 700 kalori në mëngjes, 500 kalori në drekë dhe 200 kalori në darkë. Ndërsa, grupi i dytë konsumuan më shumë ushqime me kalori në darkë.

Grupi i parë që konsumuan një mëngjes të bollshëm, humbën gati 11% të peshës së tyre trupore. Ndërsa, femrat te grupi i dytë që konsumuan darkën e bollshëm, humbën vetëm 4% të peshës trupore.

Shkencëtarët pas këtij studimi arritën në përfundimin se koha kur hani ushqim, luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si trupi e përpunon ushqimin.

Që të humbni sa më shumë në peshë, hani një mëngjes sa më të bollshëm.

Ekspertët e ushqimit kanë rekomanduar që të hani sipas masës së trupit dhe moshës.

Për mëngjes është mirë që të konsumoni kos frutash ose të zakonshëm, fruta të ndryshme, ¼ filxhan fruta të thata dhe një lugë gjelle mjaltë./Sinjali/