Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Tel Aviv, për të humbur peshë ju duhet të konsumoni një mëngjes sa më të bollshëm.
Në këtë studim u përfshinë 93 femra, të cilat u ndanë në dy grupe. Secili grup konsumoi 1400 kalori në ditë për 12 javë, transmeton Sinjali.
Grupi i parë konsumuan 700 kalori në mëngjes, 500 kalori në drekë dhe 200 kalori në darkë. Ndërsa, grupi i dytë konsumuan më shumë ushqime me kalori në darkë.
Grupi i parë që konsumuan një mëngjes të bollshëm, humbën gati 11% të peshës së tyre trupore. Ndërsa, femrat te grupi i dytë që konsumuan darkën e bollshëm, humbën vetëm 4% të peshës trupore.
Shkencëtarët pas këtij studimi arritën në përfundimin se koha kur hani ushqim, luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si trupi e përpunon ushqimin.
Që të humbni sa më shumë në peshë, hani një mëngjes sa më të bollshëm.
Ekspertët e ushqimit kanë rekomanduar që të hani sipas masës së trupit dhe moshës.
Për mëngjes është mirë që të konsumoni kos frutash ose të zakonshëm, fruta të ndryshme, ¼ filxhan fruta të thata dhe një lugë gjelle mjaltë./Sinjali/