image Ky është lojtari më i mirë gjerman, sipas legjendës Lothar Matthaus

Futboll

Ky është lojtari më i mirë gjerman, sipas legjendës Lothar Matthaus

news image

Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Lothar Matthaus, tha për “Sky” se mesfushori Joshua Kimmich, aktualisht te Bayern Munich, është lojtari më i mirë gjerman për momentin.

Legjenda në fjalë shtoi se e sheh atë sipër Kai Havertz të Bayer Leverkusenit, që në merkato vlen 100 milionë euro, shkruan “Telesport”.

“Është e vërtetë që Kai Havertz ka luajtur një fazë të dytë sensacionale të sezonit aktual, por Joshua Kimmich, nëse e shikoni të gjithë kontekstin, është pak më lart”. Matthäus është i bindur për këtë, pavarësisht nga fakti se një transferim i mundshëm i Havertzit mund të vendosë një rekord të ri në tregun gjerman të futbollit:

“Kimmichi ka qenë titullar te Bayerni prej disa vitesh, është një nga liderët e ekipit bavarez. Po ashtu është një lojtar i rëndësishëm në kombëtaren gjermane. Kjo është arsyeja pse unë them se është lojtari më i mirë gjerman për momentin”.

Kimmich, 25 vjeç, tashmë ka tuar pesë tituj kampioni me Bayernin, dy Kupa të Gjermanisë, të cilën mund ta “pronësojë” për herë të tretë këtë sezon. Bayerni do të luajë në finale kundër Leverkusenit të Havertzit më 4 korrik. Për Havertzin, 21 vjeç, do të ishte trofeu i tij i parë./ Gazeta Sinjali/