image Ky është kushti i Vuçiqit për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Ky është kushti i Vuçiqit për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emmanuel Macron, në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit, Vuçiq deklaroi se Macron dhe Evropa duan të kenë rol më të rëndësishëm për çështjen e Kosovës, por që nuk erdhi deri te ‘takimi i thelluar’.

“Presidenti francez e tha këtë në radhë të parë, duke iu referuar vetes dhe kancelares gjermane, si dhe institucioneve evropiane,” tha ai.

I pyetur nëse Macron kishte këmbëngulur për të hequr taksën, Vuçiq kujtoi se kreu i shtetit francez kishte folur për këtë shumë herë.

“Edhe Thaçi e di këtë. Nuk është një çështje për të cilën debatohet, të gjithë e dinë për këtë dhe është një gjë e nënkuptuar. Ne po presim që ata të heqin tarifat dhe të bisedojmë, natyrisht, nëse ata duan të diskutojnë për arritjen e një kompromisi, “tha Vuçiq.

Në takimin e paparalajmëruar, Vuçiq tha se Macron donte të dëgjonte për situatën.

“Kur të hiqen taksat, ne mund të ulemi në një tryezë. Vazhdimi i dialogut kur ata heqin tarifat! Vetëm atëherë mund të ulemi në një tryezë,” tha Vuçiq.

Ai tha se ishte shumë realist dhe pak pesimist, por edhe plotësisht i sinqertë.

“Nuk ka pasur një takim të thelluar, dhe as nuk mund të zgjidhet në këtë mënyrë,” tha Vuçiq, duke shtuar se Thaçi kishte thënë se si do të formohet qeveria e re e Kosovës në fillim të dhjetorit.

Ndryshe, takimi befasues mes presidentit të Kosovës, atij të Serbisë dhe presidentit francez, ka përfunduar pa ndonjë epilog konkret për dialogun. /Gazeta Sinjali/