image "Ky është krim ndaj natyrës", Muharremaj u reagon ashpër personave që hedhin mbeturina

Kosovë

“Ky është krim ndaj natyrës”, Muharremaj u reagon ashpër personave që hedhin mbeturina

news image

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj një qytetari i cili shihet teksa hedh mbeturina në një hapësirë publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një videoje të cilën ai e ka postuar në Facebook, Muharremaj kërkon që të ketë më shumë dënime për të gjithë ata që bëjnë këso veprime.

“Pa pikë turpi hudh mbeturina në lumin i cili ndotet dhe e dëmton ambientin. Me tonelata mbeturina i kemi pastruar nga deponitë ilegale dhe kemi bërë thirrje thuajse çdo ditë për pastërti e mirëmbajtje të ambientit”, shkroi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/