image Ky është kërcënimi që e shtyri Gjykatën Kushtetuese t'i reagojë Qeverisë

Ky është kërcënimi që e shtyri Gjykatën Kushtetuese t’i reagojë Qeverisë

news image

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kërcënimit që ia ka bërë Qeveria në detyrë përmes një ‘parashtrese’, e firmosur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në të cilën, ndër të tjera shkruan se ‘Qeveria do t’i shqyrtojë me kujdes shkeljet ligjore dhe varësisht nga kualifikimi juridik i tyre do të ndërmarr veprimet e nevojshme të bazuara në legjislacionin në fuqi’.

Më poshtë mund ta lexoni paragrafin e parashtresës së Qeverisë që nxiti reagimin e Gjykatës Kushtuese, ku kjo e fundit qasjen e Qeverisë e vlerësoi si të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Reagimi i Gjykatës është përmbledhur në pikat 16-të dhe 17-të në vendimet e marra sot në seancën shqyrtuese. Aty, Gjykata ia rikujton Qeverisë që është organ i pavarur dhe nuk i atribuon asaj asnjë kompetencë përkitazi me vendimmarrjen e pushtetit gjyqësor.