image Ky është ishulli më i mirë në botë, ka vetëm gjashtë banorë

Botë

Foto/ Ky është ishulli më i mirë në botë, ka vetëm gjashtë banorë

news image

Ishulli Flatey është cilësuar si më i miri në botë dhe është i pozicionuar në vijën perëndimore të bregdetit të Islandës.

Anipse është shpallur më i miri në botë nga agjencia “Big 7”, ky ishull i ka vetëm gjashtë banorë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ishulli Flatey është i qetë gjatë stinës së dimrit, por në verë numri i vizitorëve arrin deri në 9 mijë.

Në këtë ishull mund të shkoni vetëm përmes një trageti dhe mund të merrni një dhomë në hotelin e vetëm që ndodhet aty.

Flatey është ndërtuar në vitin 1864 dhe njihet për bukurinë e mahnitshme dhe librarinë që ka.

Në këtë ishull ndodhet edhe një kishë që daton nga viti 1926./Gazeta Sinjali/

From Flatey island.
The church on Flatey island.
"Time stands still."