Në kohë sfiduese për Ukrainën, Presidenti Volodymyr Zelensky ka arritur të kontaktojë njerëzit në mbarë botën. Ai bëri shumë gjëra, duke përfshirë fjalimet e tij me mesazhe të forta që shpesh kemi mundësi t’i dëgjojmë. Tashmë dihet se kush qëndron pas tyre.
Pas fjalimeve publike të Presidentit të Ukrainës qëndron 38-vjeçari Dmitry Litvin, një analist politik dhe ish-gazetar, i cili qartazi gëzon privatësinë e tij në rrjetet sociale.
Para se të bëhej e ditur se ishte autori i adresës që na ngjall kaq emocione të mëdha, ai kishte vetëm 200 ndjekës në Twitter dhe tani ky numër sa vjen e shtohet çdo minutë.
“Mendoj se e keni dëgjuar atë që kam shkruar”, shkruhet në përshkrimin e profilit të tij, ku mund të gjeni informacione nga situata që nga fillimi i luftës.
Ndonëse Dmitro është autor i fjalimeve të një njeriu të ndjekur nga e gjithë bota, nuk i pëlqen të flasë shumë për këtë temë, por ka përmendur për Guardian se ai shërben për të “paketuar” fjalët e Zelenskyt që e di saktësisht se çfarë ai dëshiron të thotë, shkruan klix.
“Presidenti e di gjithmonë se çfarë dëshiron të thotë dhe si dëshiron ta thotë. Emocionet janë gjëja më e rëndësishme në fjalimet e tij dhe presidenti është, natyrisht, autori i emocioneve dhe logjikës“, shpjegoi Dmitro.