image Gazetari shqiptar rrezikon jetën, momenti kur bie nga kali gjatë xhirimeve (VIDEO)

Bota e Yjeve

Gazetari shqiptar rrezikon jetën, momenti kur bie nga kali gjatë xhirimeve (VIDEO)

news image

Gazetarin Eni Shehu duket se këto kohë po e ndjekin incidentet nga pas, teksa pas karriges që “e la në baltë” në studion e Top Albania Radio, tashmë është përballur me një tjetër situatë të vështirë, këtë herë gjatë xhirimeve të “Pushime On Top”.

Sezoni i ri i emisionit veror ka nisur zyrtarisht, teksa siç është bërë me dije në krah të Enit do të jetë Lei Kraja, ndërkohë që në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video nga puntata e parë e programit, ku moderatori pëson një incident jo edhe aq të lehtë.

Kështu, teksa xhironte bashkë me Lein në zonën e Shelegurit dhe ishin duke bërë xhiro me kuaj, madje po vraponin me to, në një moment kafsha është trembur nga droni dhe ka devijuar, duke mos kursyer aspak Enin, i cili nuk mundi ta kontrollojë dhe rrëzohet.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të rënda, duke shmangur një ngjarje që mund të kishte qenë edhe e rëndë, nga mënyra se si ra.

VIDEO

/GazetaSinjali/