Endrit Dakaj nga Caraviku i Klinës është i riu që vdiq mbrëmë në një aksident në fshatin Grabanicë të Klinës, në të cilin u lënduan edhe dy persona të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një familjar i tij, përmes një postimi në Facebook.
“Pas një aksidenti tragjik, ndërroi jetë tezaki, Endrit Dakaj. Inshallah për Xhenet”, ka shkruar ai.