image Ky është i riu që u vra sot në Viti

Siguri

Ky është i riu që u vra sot në Viti

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për plagosjen me armë zjarri të tre personave në Viti, njëri prej të cilëve nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sinjali mëson se viktima është A.Rama, i cili jetonte në mërgim dhe kishte ardhur për pushim në Kosovë.

A.Rama

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Përveç Ramës, nga ky rast janë plagosur edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore, në Spitalin e Gjilanit.

I dyshuari për vrasjen e tij është prangosur nga Policia e Kosovës dhe i njëjti, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Të arrestuarit, prokuroria ka bërë të ditur se i është sekuestruar një revole dhe një armë e gjatë./Gazeta Sinjali/