Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në kompaninë e call center ‘Teleperformance’, ku një person që do fillonte sot punën, ka humbur jetën në mënyrë të papritur.
Sinjali mëson se viktima është Agon Shabani, 28-vjeçar.
Vdekjen e Agonit e ka konstatuar mjeku kujdestar që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e Emergjencës, teksa bëhet e ditur se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrore.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 12:00 në varrezat e fshatit Bec në Gjakovë.