image Ky është i riu nga Mitrovica që dyshohet se vrau veten në Burgun e Dubravës

Kosovë

Ky është i riu nga Mitrovica që dyshohet se vrau veten në Burgun e Dubravës

news image

Një i burgosur i moshës 29-vjeçare i ka dhënë fund jetës së tij mbrëmë në Burgun e Dubravës.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është Valdrin Hajra nga Mitrovica.

I ndjeri ka qenë i dënuar në Burgun e Dubravës që nga viti 2017 me dy vite burgim për një vepër penale, gjithashtu edhe për një vepër tjetër penale me plus 2 vite të tjera.

Po ashtu, Hajra ka pasur procedura tjera gjyqësore të hapura për vepra tjera penale, që do të kishte mundësi t’i vazhdohej burgimi.

Ndërkaq, sipas njoftimit të SHKK-së, i ndjeri ka pasë probleme shëndetësore të natyrës mendore ku është trajtuar nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike. /Gazeta Sinjali/