Nuk janë të rralla rastet kur vidhen arkat e skamnorëve nëpër lokale të ndryshme në Kosovë. Një rast i tillë, Sinjali raportoi se ka ndodhur edhe sot në një mobil shop në Prizren. Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin, i cili u kap pas denoncimit nga punëtorja e lokalit.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur identitetin e të dyshuarit, e që është Kristjan Prenqi.
Lajmin për arrestimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Rreth orës 13:40, është arritur të sigurohet prezenca e dyshuarit në SP-Prizren, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i dyshuari ka mohuar se ka kryer këtë vepër penale. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e dyshuarit për 48 orë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.