image Ky është i dyshuari që u kap me heroinë e kokainë në Obiliq, njihet si përdorues i drogave

Siguri

Ky është i dyshuari që u kap me heroinë e kokainë në Obiliq, njihet si përdorues i drogave

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e një 38-vjeçari në Obiliq, i cili u kap me heroinë e kokainë, afër rrugës së termocentralit Kosova B. I dyshuari u kap në flagrancë nga Policia pasi e ndaluan për kontroll.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Artan Prebrezën, i cili siç mëson Sinjali njihet si përdorues i drogave.

Pasi Prebreza u ndalua nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme, zyrtarët policorë i gjetën sasi të ndryshme të heroinës dhe kokainës, në dy qese dhe pajisje tjera që shërbejnë për matjen dhe mbështjelljen e substancave të tilla, si dhe para të gatshme, që u konfiskuan.

Për shkak të posedimit të drogës, ai u arrestua dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor së bashku me sendet e konfiskuara me rastin e kontrollit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/