image Arrestohet qytetari që gjuajti me gurë objektin e PTK-së në shesh

Siguri

Arrestohet qytetari që gjuajti me gurë objektin e PTK-së në shesh

news image

Është arrestuar qytetari i cili dje në mesditë ka sulmuar me gurë objektin e PTK-së në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka raportuar për rastin  ku dhe ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një person i cili gjuan me gurë në drejtim të lokalit.

Personi në fjalë ka sharë dhe ka kërkuar që Vala të largohet, e duke thërritur ‘Shtet hajna’.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin pasi që dje rreth orës 12: 12 ka hedhur gurë në drejtim të lokalit të Postës dhe Telekomit të Kosovës në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka ndodhur

Policia njofton se nuk dihet vlera e dëmit.

Derisa sipas forcave të rendit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

/GazetaSinjali/