image Ky është i dyshuari që e sulmoi dje një person në Prizren

Siguri

Ky është i dyshuari që e sulmoi dje një person në Prizren

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje e sot për një mosmarrëveshje në Prizren, ku dy të dyshuar e kanë sulmuar një person.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore , andaj është dërguar në Spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore. Ndërkaq, dy të dyshuarit ende nuk janë kapur nga policia.

Mirëpo Sinjali ka mësuar emrin e njërit nga të dyshuarit për këtë rast. Ai është Fisnik Pllava.

Pllava dyshohet se e ka sulmuar viktimën dje rreth orës 16:15, në rrugën “Mentor Krasniqi”, në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, e cila ka thënë që rasti është duke u hetuar.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Mentor Krasniqi, Prizren 12.11.2021 – 16:15. Viktima mashkull  kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin e policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/