Një zyrtar policor është kërcënuar me thikë mbrëmë në fshatin Zaskok të Ferizajt nga fqinji i tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka mësuar që personi që e kërcënoi zyrtarin policor, e që tashmë ndodhet në pranga, është Durim Delolli.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se polici ishte me motoçikletë duke udhëtuar nga fshati Zaskok për në Ferizaj, në momentin kur Delolli ia kishte ndërprerë rrugën.
Sipas të njëjtave burime, Delolli e kishte ofenduar zyrtarin policor me fjalë të ndryshme e pastaj fjalosjen e kishte vazhduar edhe në një lokal.
Si pasojë e rrjedhës së ngjarjes, polici ka deklaruar se për të mbrojtur veten e kishte nxjerrë edhe armën zyrtare, derisa ai ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Në lidhje me këtë rast, është raportuar edhe në raportin 24-orësh, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe rasti është iniciuar si “Kanosje”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.