image Ky është i dyshuari për plagosjen e 25-vjeçarit në Vushtrri - Sinjali

Ky është i dyshuari për plagosjen e 25-vjeçarit në Vushtrri

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person ka mbetur i plagosur gjatë mbrëmjes së sotme, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Vushtrri.

Sinjali mëson se personi i cili dyshohet se ka plagosur 25-vjeçarin është Brahim Bunjaku.

Lidhur me këtë rast sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka deklaruar se personi i cili është plagosur është në gjendje të rëndë dhe i njëjti është dërguar nga kalimtarët e rastit në emergjencë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili ka bërë të ditur se pacienti është i shtrirë për momentin në spital.

Policia është informuar nga Emergjenca në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësia policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, në bazë të informatave që kanë marrë është një person i plagosur në këmbë, sipas mjekëve nuk është në rrezik për jetën”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se njësia kompetente është duke u marrë me rastin për zbulimin e vendndodhjes së të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin