image Ky është i dyshuari për dhunimin sistematik të 17 vjeçares me aftësi të kufizuara në Suharekë e cila mbeti shtatzënë

Siguri

Ky është i dyshuari për dhunimin sistematik të 17 vjeçares me aftësi të kufizuara në Suharekë e cila mbeti shtatzënë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se një 17 vjeçare është dhunuar seksualisht në fshatin Budakovë të Suharekës, dje rreth orës 18:00. Për këtë ngjarje të trishtë Sinjali ka mësuar detaje të reja dhe identitetin e të dyshuarit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima me aftësi të kufizuara është dhunuar sekualisht nga i dyshuari Nazmi Kokollari, ku si pasojë e dhunimit ka mbetur shtatzënë.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se i dyshuari në mënyrë sistematike ka dhunuar 17 vjeçaren në shtëpinë e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi viktima ka mbetur shtatzënë rasti është denoncuar në Polici, ku 17 vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar derisa kishte qenë e vetme në shtëpinë e saj në Suharekë.

I dyshuari gjendet në ndalim policor prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/