image Ky është i burgosuri që vdiq sot në Spitalin e Pejës, ishte i dënuar me 10 vite burgim

Siguri

Ky është i burgosuri që vdiq sot në Spitalin e Pejës, ishte i dënuar me 10 vite burgim

news image

I burgosuri që ka vdekur sot rreth orës 09:50 në Spitalin e Pejës është Faton Fetiu, 66 vjeçar, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë nga viti 2018, i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

I ndjeri më 15 janar është dërguar në Spitalin e Pejës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ku ka qenë duke u trajtuar në Repartin e Kirurgjisë.

Pas vdekjes së tij, Prokuroria Themelore në Pejë i ka dhënë urdhër Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Ministrisë të Drejtësisë që të caktojë një ekspert ligjor për të kryer autopsinë e të ndjerit, si dhe të testohet për koronavirus.

/GazetaSinjali/