image Ky është i burgosuri që iku nga Burgu në Smrekonicë, ishte dënuar për vjedhje

Siguri

Ky është i burgosuri që iku nga Burgu në Smrekonicë, ishte dënuar për vjedhje

news image

Dy ditë pas arratisjes së një të burgosuri nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se edhe një i dënuar tjetër ka arritur të largohet nga burgu. Sinjali mëson se mungesa e të burgosurit është vërejtur gjatë kontrollit të qelive ku qëndrojnë ata.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bekim Rexhepin, i cili është nga Vitia dhe që po vuante dënimin në burgun e Smrekeonicës. Ai ka arritur që të largohet nga qendra në orët e mbrëmjes dhe akoma nuk dihet se si ka arritur të ikë.

Rexhepi ishte i dënuar me tre muaj e 10 ditë për veprën penale “Vjedhje”, dënim ky që i ishte shqiptuar së fundmi nga Gjykata.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë, që jo vetëm në Burgun e Smrekonicës, por edhe nga Qendra të tjera, të burgosurit kanë gjetur mundësinë që përmes formave të ndryshme të arratisen nga Qendrat ku vuajnë dënimet.

Raste të tilla po ndodhin pikërisht në këtë kohë kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po krekoset se po udhëheq suksesshëm me Ministrinë dhe ka rritur nivelin e sigurisë në burgje dhe Qendra Korrektuese.

/GazetaSinjali/