Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje verbale në familje, është sulmuar fizikisht nga kunati i saj. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Sinjali mëson se i arrestuari për rastin “dhunë në familje” është Emir Sali.
Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, që sipas tyre viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/