image Ky është hajni që po bën kërdi në pikat e Viva Fresh në Ferizaj, arrestohet sot për të disatën herë

Siguri

Ky është hajni që po bën kërdi në pikat e Viva Fresh në Ferizaj, arrestohet sot për të disatën herë

news image

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një ndër hajnat që po bën kërdi në marketet e Ferizajt, e kryesisht në Viva Fresh dhe i cili ka rënë për të disatën herë në prangat e Policisë dhe sërish është liruar është Eroll Duga, 24-vjeçar.

Sinjali mëson se i riu është kapur së paku tri herë në muajt e fundit, pasi dyshohet për plot raste të vjedhjeve, duke përfshirë edhe aho në marketet e ‘Viva Fresh Store’.

Por, Duga sërish është lënë i lirë, vepër kjo të cilën e ka përsëritur në vazhdimësi, pasi autoritetet janë treguar dorëlirë dhe asnjëherë deri më tani nuk kanë urdhëruar masë sigurie.

Sinjali mëson se edhe sot Duga është arrestuar pasi u kap duke vjedhur në pikën e Viva Fresh në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Ai dyshohet se sot ka “avulluar” pako me supa, në vlerë të dhjetëra eurove.

Pas arrestimit i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas ndaj tij është nxjerrë vendimi për ndalim prej 48 orësh.

Kujtojmë se rastet e tjera kur Duga është arrestuar kanë qenë edhe më 20 nëntor e 12 tetor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/