image Ky është futbollisti i Premierligës që u arrestua si i dyshuar për abuzim seksual me një fëmijë

Futboll

Ky është futbollisti i Premierligës që u arrestua si i dyshuar për abuzim seksual me një fëmijë

news image

Futbollisti i Evertonit që po hetohet nga policia britanike nën dyshimin se e kishte abuzuar seksualisht një fëmijë po raportohet se është Gylfi Sigurdsson. 

Futbollisti 31-vjeçar u arrestua të premten por është liruar me kusht, derisa policia britanike po e heton rastin, sipas mediave lokale, njofton Gazeta Sinjali.

Klubi i lojtarit, Evertoni, ka konfirmuar se e ka pezulluar futbollistin, pa e bërë të ditur emrin e tij, në pritje të hetimit policor.

Derisa policia dhe klubi nuk e kanë bërë të ditur identitetin e futbollistit derisa rasti po hetohet, besohet se i dyshuari është mesfushori islandez Sigurdsson. /GazetaSinjaliSporti/