image Ky është futbollisti i parë i kombëtares së Kosovës që testohet për Koronavirus

Futboll

Futboll/ Ky është futbollisti i parë i kombëtares së Kosovës që testohet për Koronavirus

news image

Gjatë ditës së sotshme, futbollisti i Hannover 96, Timo Hubers doli pozitivë në testin e bërë në Koronavirus. Ky është futbollisti i parë që është infektuar nga ky virus.

Për shkak të Hubers, të gjithë lojtarët në ekipin e tij dhe në Bundesligë 2 do të testohen, transmeton Gazeta Sinjali.

Si bashkëlojtarë i Hubers, edhe futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija do të bëj testin për Koronavirus.

Klubi gjerman nuk beson që virusi të jetë shpërndarë në ekip pasi Hubers nuk ka qenë në kontakt me bashkëlojtarët e ekipit që nga dita e shtunë.

Në Itali luajnë dy lojtarë të kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Samir Ujkani por nuk është raportuar për asnjërin që është testuar./Gazeta Sinjali/