Emotikoni më i preferuar në botë vitet e fundit, edhe këtë vit ka gëzuar popullaritet.
Në vend të përdorimit të një emotikoni me një fytyrë pak të qeshur, bota ka vazhduar të insistojë fytyrën që qesh me lot.
???? raportohet se është në krye të listës që nga viti 2017.
Emotikoni me shprehjen pak të qeshur nuk përfshihet në top 10 emotikonet më të përdorura më 2021. Në fakt, sipas të dhënave, ai nuk përfshihet as në top 20.
Ndryshe, njerëzit mendonin se emotikoni “i buzëqeshur” ???? ishte i lezetshëm dhe përdorimi i tij në mesazhe mund të përcillte emocionin e gëzueshëm. Por, sipas The Guardian, ky ka qenë gabim pasi duke menduar se ke shfaqur lumturi të sinqertë, në fakt ke dërguar një emotikon fyes.