image Ky është ekipi i tretë në Premierligë që shtynë pagat për lojtarët

Futboll

Futboll/ Ky është ekipi i tretë në Premierligë që shtynë pagat për lojtarët

news image

Skuadra e Uatfordit është klubi i tretë i Premier Ligës që bie dakord për shtyrjen e pagave të lojtarëve të skuadrës së parë.

Në fillim të këtij muaji, Soutempton dhe Uest Hami konfirmuan se lojtarët e tyre do të shtyjnë një pjesë të pagave të tyre, për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Lojtarët e Arsenalit janë vendosur të marrin një ulje të pagave prej 12.5% ndërsa raportet thonë se Çellsi do të bie dakord për një ulje të pagës prej 10%.

Bisedimet me skuadrën  e Uatfordit janë zhvilluar në mes të një sfondi të pakënaqësisë për pagesën e shpërblimeve të sezonit të kaluar, me atë çështje që nuk janë zgjidhur ende kërkesat e lojtarëve.