Arbërie Nagavci, e cila është edhe kryesuese e seancës në Kuvend ka bërë të ditur për lëvizjen e deputetëve të Lëvizjes së Vetëvendosje në Kuvend, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo për shkak se deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi, është zgjedhur kryetar në Komunën e Podujevës dhe tani e ka liruar këtë pozitë.
Vendin e tij tani e tutje e ka zënë deputeti Taulant Kryeziu, i cili u betua se do të shërbejë me nder këtë pozitë.