Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj katër të dyshuarve për veprën penale të grabitjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, katër të akuzuarit me datën 12 shtator të këtij viti në një pompë të derivateve në fshatin Vitomiricë të Pejës nën kërcënimin e armës kanë marrë 583 euro nga punonjësi i kësaj pompe të derivateve.
“Të pandehurit E.A gjykata i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro (1000)€. Të pandehurit B.P gjykata i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro (1000) €. Të pandehurit D.K, gjykata i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro (1000) €. Të pandehurit Z.V, gjykata i shqiptoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro (1000) €”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.
Njoftimi i plotë:
15 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.A, B.P, D.K dhe Z.V për shkak se:
Me datë 12.09.2020, rreth orës 21:40, në magjistrale Pejë- Rozhajë, pikërisht në pompën e derivateve në fshatin Vitomericë Komuna Pejë, duke vepruar në grup, me përdorimin e kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit – dëshmitarit XH.R, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër – të dëmtuarit V.J me qëllim që t’i sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që, të maskuar dhe të armatosur, shkojnë në vendin e lartcekur me automjet mirëpo, targat i kishte të mbuluara me shirit (ngjitës) të zi, e të cilin e drejtonte i pandehuri Z.V, ndalen para hyrjes së marketit të pompës në fjalë dhe nga automjeti ana majtë prapa, del i pandehuri E.A, i cili kishte në posedim edhe armën AK-47, ndërsa nga ana e pasagjerit dhe ana e djathtë prapa, dalin të pandehurit D.K dhe B.P, që të tre hyjnë brenda në market dhe nën kërcënimin e armës, i pandehuri D merr kartë monedhat, i pandehuri B merr paratë e metalta, gjithsej në vlerë të përgjithshme marrin para të gatshme prej 583 €, ndërsa i pandehuri E merr edhe dy pako cigare më pas kthehen në automjet ku i priste i pandehuri Z, i cili nuk kishte dalë fare dhe vrullshëm nisen në drejtim të fshatit Radavc dhe për disa ditë fshehin automjetin dhe armën, ndërsa paratë i kishin ndarë ndërmjet vete.
Me këto veprime të pandehurin kanë vepër penale Grabitje, nga neni 317 par.3. lidhur me par. 1. të KPRK-së,
Të pandehurit E.A gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite, e të cilin dënim me burg i pandehuri do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm , si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro (1000) €, e të cilin dënim me gjobë, i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre muajve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar , dënimi me gjobë i zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu i llogaritet në shumë prej njëzet (20)€.
Të pandehurit B.P gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite, e të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim me burg i pandehuri do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro (1000) €, e të cilin dënim me gjobë i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prejtre muajve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimin me gjobë në afatin e caktuar, dënimi me gjobë i zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu i llogaritet në shumë prej njëzet (20)€.
Të pandehurit D.K, gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite, e të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data, e të cilin dënim me burg i pandehuri do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro (1000) € e të cilin dënim me gjobë i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat
prej tre muajve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimi n me gjobë në afatin e caktuar , dënimi me gjobë i zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu i llogaritet në shumë prej njëzet (20)€.
Të pandehurit Z.V, gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vite, e të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim me burg i pandehuri do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë euro (1000) € e të cilin dënim me gjobë i pandehuri është i obliguar që ta paguaj në afat prej tre muajve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, e po që se i pandehuri nuk e paguan dënimi n me gjobë në afatin e caktuar , dënimi me gjobë i zëvendësohet me dënim me burg e ku një ditë burgu i llogaritet në shumë prej njëzet (20)€.
Të pandehurit secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, shumën prej pesëdhjetë (50) euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Të pandehurit Z.V, iu shqiptua dënimi plotësues konfiskimi i automjetit, çelësave të automjetit dhe dokumenteve përcjellëse dhe të njëjtat pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit i dërgohen në administrim Agjensionit për Menaxhimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar në Prishtinë.
Të pandehurve E.A, B.P, D.K dhe Z.V, iu shqiptua dënimi plotësues , me të cilin obligohen të pandehurit që në mënyrë solidare, të ia kompensojnë dëmin e shkaktuar të dëmtuarit V.J,në shumë prej 583 €, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të pandehurve B.P, D.K dhe Z.V, iu ndërpritet paraburgimi i caktuar me aktvendimin e kësaj gjykate dhe të njëjtit u lëshuan që të mbrohen në liri gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Gazeta Sinjali/