Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se vëllai e ka vrarë vëllain në Rahovec për shkak të pronës. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima është Hasan Gashi.
Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar për Sinjalin, Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje për ngjarjen.
Sipas Policisë, personi i arrestuar, vëllai i viktimës, dyshohet se e kishte plagosur Hasan Gashin, duke i shkaktuar lëndime të rënda.