image Ky është biznesmeni që u arrestua nën dyshimin se ka falsifikuar dokumentet për aplikim në tenderë

Siguri

Ky është biznesmeni që u arrestua nën dyshimin se ka falsifikuar dokumentet për aplikim në tenderë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e një personi të dyshuar për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

Sinjali mëson se i dyshuari është Liman Buzuku, drejtor i kompanisë “MATKOS PHARM SH.P.K”.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Krimeve Ekonomike kanë bërë të ditur se Liman Buzuku dyshohet se ka falsifikuar dokumentacionin kur kishte aplikuar për një tender në Komunën e Drenasit, më 5 maj të këtij viti.

Po ashtu, këto burime i thanë Sinjalit se ky nuk është rasti i vetëm në të cilin dyshohet se ka mashtruar Buzuku.

Ai po ashtu dyshohet se ka manipuluar, duke falsifikuar dokumentacionin edhe në tenderë të Komunës së Suharekës, atë të Prizrenit dhe në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, Buzuku është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/