image Prishtinë/ Arrestohet biznesmeni që dyshohet se falsifikoi dokumentet e kompanisë kur aplikoi për tenderë

Siguri

Prishtinë/ Arrestohet biznesmeni që dyshohet se falsifikoi dokumentet e kompanisë kur aplikoi për tenderë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar L.B., pronar i një kompanie, për shkak të dyshimit se ka falsifikuar dokumentet, kur ka aplikuar për tender në një komunë, më 5 maj të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet po ashtu se këto dokumente të falsifikuara i ka përdorur edhe në tenderë të tjerë në komuna të ndryshme të vendit.

“I dyshuari i lartcekur me iniciale në pozitën e drejtorit të një kompanie, në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë me datë 05.05.2021. Po ashtu gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këto veprime, ky ndërmarrës dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

I dyshuari me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/