Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 2,7 milion, përkatësisht 2,751,790 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 192,248.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 50,283 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 25,549 viktima, Spanja me 22,524, Franca me 21,856 dhe Britania me 18,738.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,632.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 749,885 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka rreth 1,7 milion raste aktive që presin të shërohen. /Gazeta Sinjali/