Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, u regjistruan gjithsej 519 raste të reja me koronavirus, ndërsa 33 prej tyre janë në qytetin e Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Komuna e Ferizajt përmes një postimi në Facebook po ashtu ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë qytet ka arritur në 377.
Ndërkaq, në të njëjtën periudhë kohore, janë shëruar 33 pacientë, duke çuar në 1658 numrin e të shëruarve. /Gazeta Sinjali/