image Ky është 65-vjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Han të Elezit - Sinjali

Ky është 65-vjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Han të Elezit

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Han të Elezit. Atje, një automjet ka goditur për vdekje një këmbësor të moshës 65-vjeçare.

Sinjali mëson se këmbësori që nuk u mbijetoi dot plagëve që mori nga automjeti është Ismail Daci.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar në Facebook edhe miqtë e tij.

“Para pak çastesh mora lajmin e trishtë, se ka vdekur një miku i shtëpisë nga Hani i Elezit, i nderuari dhe shumë respektuari Ismail Daci, në një aksident nga vetura. Mik i nderuar lamtumirë, të Allahut jemi dhe te ai një ditë do të shkojmë. Qofsh në mëshirën e Allahut. Familjes Daci ngushëllimet e mija për humbjen e bashkëshortit, babait, gjyshit, vëllait e kushëririt. Të qoftë i lehtë dheu i kësaj bote”, shkroi një nga miqtë e tij./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin