image Ky është 60-vjeçari që humbi jetën nga rrëzimi i murit në Istog

Siguri

Ky është 60-vjeçari që humbi jetën nga rrëzimi i murit në Istog

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për rastin tragjik që ndodhi në Istog, ku nga shembja e murit të një mulliri, mbeti i vdekur një person i moshës 60-vjeçare.

I ndjeri është Fazli Demaj nga fshati Vrellë, i lindur në vitin 1961. Këtë e ka bërë të ditur një familjar i tij, i cili ndër të tjera tha se tani kanë vetëm supozime lidhur me rastin.

Lajmin e kemi marrë në orë 09:00 ose 09:30 edhe sipas supozimeve tona muri ka rrëshqit dhe ngjarja ka ndodhur në atë moment. Supozohet që i ka ra dega e arrës në kry edhe pastaj komplet muri. Rrëshqitja e murit nuk e di pse ka ndodhur, po supozojmë që ka pasur dridhje të tokës. I ndjeri është Fazli Demaj nga fshati Vrellë, i lindur në vitin 1961. Me të kemi qenë shok, kushëri, ka qenë gjeneratë e jemja”, tha ky familjar për TV Dukagjinin.   

Lajmin për Gazetën Sinjali e pati konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e personit në fjalë është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës. /GazetaSinjali/