Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Bytyqi në Prizren, pasi kryefamiljari i tyre humbi jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që mori në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është 51-vjeçari, Fadil Bytyqi, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit.
Sipas Policisë, i ndjeri ka rënë nga një lartësi në objektin ndërtimor ku po kryente punë fizike.
51-vjeçari ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë.