Në orët e pasdites së ditës së enjte më 10 nëntor, në një nga autostradat në periferi të Vjenës humbi jetën një 45 vjeçar nga Kosova.
Sipas informacioneve nga familja, i ndjeri është Burim Bacaliu nga fshati Kijevë, komuna e Malishevës.
Ai kishte më shumë se 25 vjet që jetonte e punonte në Vjenë të Austrisë.
I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe